Ballina Aktualitet Cipras uron Ramën: I vendosur të punoj ngushtë me ju për të...

Cipras uron Ramën: I vendosur të punoj ngushtë me ju për të mirën e popujve tanë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras ka uruar për fitoren kryeministrin Edi Rama.

Në mesazhin e urimit, Cipras i ka shprehur kryeministrit Rama vendosmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të dy popujve.

“I vendosur të punoj ngushtë me Ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit grek për Ramën./atsh