Ballina Aktualitet ZHVENDOSJA E TË ARRESTUARVE TË RASTIT “KUMANOVA”, REAGOJNË FAMILJARËT

ZHVENDOSJA E TË ARRESTUARVE TË RASTIT “KUMANOVA”, REAGOJNË FAMILJARËT

Familjarët e të burgosrve të rastit të Kumamovës, kanë reagura pas vendimit të Gjykatës që tetë persona nga ky grup të transferohen në burgun e Ohrit.

Ja reagimi i plotë i familjarëve:

“Të shqetësuar tej mase me vendimet misterioze e deri diku edhe absurde të institucioneve të drejtësisë së Maqedonisë për transferimin e të paraburgosurve  nga një burg në tjetrin pa paralajmëruar të burgosurit e madje as avokatët e tyre! Bëhet e ditur se ky transfer ka ndodhur dje, të burgosurit po ktheheshin nga seanca e radhës e mbajtur në Gjykatën e Shkupit, por destinacioni i kthimit të të burgosurve ishte tjetër!!! Sot na shqetëson fakti edhe më tepër, pse disa të burgosurve u është leju vizita në burgjet ku janë transferuar nga avokatët e disa të tjerëve jo! Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme e Maqedonisë  të vezhgojë nga afër këtë rast, për të parë se cili është qëllimi i këtij transferimi,  si dhe a janë duke u respektuar të drejtat e të burgosurve! Ne si familjarë jemi të shqetësuar për shëndetin e tyre fizik dhe mendor, sepse ndaj djemve tanë nga dita e parë e deri më sot është ushtruar lloj-lloj torture! Kërkojmë edhe nga Ambasada e Kosovës t’i vizitojë qytetarët e saj, sepse ky është obligim kushtetues e njerëzor, edhe pse përkushtimi i saj lë për të dëshiruar, duke marr parasysh mungesat e saj të shpeshta edhe nëpër seanca gjyqësore të rastit të Kumanovës! Bëjmë apel edhe te organizatat ndërkombetare që veprojnë në Maqedoni si dhe te Avokati i Popullit, të shtrijnë autoritetin dhe të kryejnë përgjegjësitë e veta ndaj njerëzve që u shkilen të drejtat themelore!”

Kujtojmë se katër të burgosur që vuanin paraburgimin në burgun e Prilepit u transferuan në Ohër dhe katër të Manastirit u dërguan në Prilep. /SHENJA/