Ballina Aktualitet Rajoni Zbulohet e vërteta shokuese e fotove të Arkanit pranë varrit të tij

Zbulohet e vërteta shokuese e fotove të Arkanit pranë varrit të tij

Më në fund zbulohet e vërteta e fotove të Arkanit. Në fakt ai që realizoi këto foto pranë varrit të tij, është Darkan, një person që është identik me Arkanin. Ai ka rrëfyer se si njerëzit janë frikësuar prej tij.

“Isha duke ndenjur të dielën në rrugën ‘Knez Mihajllova’, kur një grup i të rinjve nisi të më fyejë rëndë. Iu afruan tavolinës sime dhe nisën të më bërtasin se “përse po aktroj sikur jam Arkani”. Tentova ta shmang incidentin, por nisi  rrahja. Atyre iu pengonte se përse i përngjaj legjendës dhe s’deshën të më lënë të qetë”, ka rrëfyer Darkani për “Srbija Danas”, shkruan “Express”.

Incidenti ka përfunduar pas ndërhyrjes së policisë, të cilën me siguri e kanë thirrur kamerierët. Darkan shpreh keqardhje për këtë incident të radhës. “Unë kurrë nuk prezantohem rrejshëm si Arkani, por si Darko Malish. Nofkën Darkan ma kanë ngjitur të tjerët për shkak se i përngjaj Arkanit”, thotë Darkani, duke shtuar se për ca kohë do të largohet nga Beogradi, derisa të qetësohet situata.

arkan2 arkan3 arkan11