Ballina Aktualitet Zaevit i bashkohet edhe partia e serbëve!, shpërthejnë reagime (FOTO)

Zaevit i bashkohet edhe partia e serbëve!, shpërthejnë reagime (FOTO)

Sonte në selinë e LSDM-së, u nënshkruar marrëveshja në mes të partnerëve të koalicionit opozitar, i cili do të merr pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, tha kreu i LDP Goran Mileevski në profilin e tij në Facebook, transmeton Tetovasot.

Në takim ka marr pjesë edhe Dragisha Miletic, lider i Partisë serbe në Maqedoni, e cila ishte në koalicion me GROM-in e Stevço Jakimovskit.

Marrëveshjen e ka nënshkruar edhe Samka Ibraimovski nga Partia e romëve.

Pas këtij koalicioni kanë reaguar edhe funksionarët e lartë të LSDM-së në rrjetet sociale kundër nënshkrimit të liderit të tyre Zoran Zaevit.

Në rrjetet sociale ka reaguar, ish- nënkryetarja e LSDM-së, Ana Pavlovska Daneva, dhe ish-deputetja Vesna Bendevska.

1-532 2-257