Ballina Balkan Zaevi: Ju dërgoj mesazh se nuk do të ketë largime nga administrata!...

Zaevi: Ju dërgoj mesazh se nuk do të ketë largime nga administrata! (VIDEO)

Po ju flas nga kryeqyteti, nga qendra administrative e Republikës duke dashur të dërgoj mesazhin se: do të kemi administratë profesionale, të shërbueshme dhe të zellshme!

Punonjësit e institucioneve shtetërore do të jenë të motivuar për të bërë punën e vet në shërbim të qytetarëve, të mos dënohen dhe të jenë shantazhuar siç janë tani. 

Të nderuar punonjës në institucionet shtetërore,

Rrini rehat, nuk do të ketë pushime nga puna në administratë!

Kush jua tregon të kundërtën, atë e bën për arsye politike, personale apo arsye të tjera.

Ju siguroj, jemi duke i dhënë fund kohës së revanshzmit dhe të ndarjes së popullit për nga listat e partive. Vendi i punës nuk duhet të varet dhe nuk do të varet nëse jeni anëtar i një partie, nëse keni ardhur në një tubim ose nëse keni vënë like në Facebook apo jo.

Ju siguroj të gjithë:

Institucionet do të punojnë vetëm në shërbim të qytetarëve!

Secili njeri do të ketë mundësi për të punuar , askush nuk do të ndihet i padobishëm, të jetë I punësuar në letër, dhe të mos ketë karrige për tu ulur.

Ne ndërtojmë një shtet në të cilin do të vlerësohet puna e çdokujt.

Ne kemi Plan se si të bëhet kjo:

– Orari i punës të jetë në dy ndërrime deri në orën 20 në institucionet kryesoreqë do të lehtësojë të gjithëve të mos dilni nga puna ose të merrni ditë pushimi apo pushim mjekësor për të përfunduar punët administrative.

-Atje ku ka më shumë punonjës se duhet, të punësuarit të punojnë sipas profesionit të tyre, në shërbimet publike ku ka nevojë nga kuadro, me qëllim për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.

Njëkohësisht, me krijimin e administratës efikase, ne do të krijojmë kushte për zhvillimin e firmave vendase private që do të krijojnë vende të reja pune.

Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët kanë mundësi për zgjedhje se ku të aplikojnë për një punë dhe të punojnë, atje ku e shohin të ardhmen më të mirë për veten dhe ku ndihen më të dobishëm.

Ta dini, do të ndërtojmë një shtet në të cilin do të vlerësohet puna e çdokujt.

Ju bëjë thirrje të gjithëve që të jemi njerëz të mirë, për të shënuar rrugën e zhvillimit.

Që kjo të ndodhë, duhet të jemi së bashku! Gjyshërit na mësuan ashtu, na mësuan se dhjetë shkopinjtë janë të vështirë për të thyer – Maqedonia nuk mundet të durojë më ndarje.

Erdhi koha për një JETË të qetë dhe me dinjitet në Republikën e Maqedonisë!