Ballina Chronicle Video/ “Bombat janë gati”, kaos në avion. Evakuohet fluturimi

Video/ “Bombat janë gati”, kaos në avion. Evakuohet fluturimi

Kaos dhe frikë është shkaktuar në një avion në Florida të SHBA-ve, pasi udhëtarët kanë lexuar një mesazh të çuditshëm tek një pasagjer.

Ai ishte me origjinë nga Lindja e Mesme, ndërsa është nxjerrë me forcë nga një avion, pasi pasagjeri që kishte ngjitur raportoi se kishte lexuar diçka të pazakontë në chat-in e tij.

Kështu, ai që bëri denoncimin tha se kishte parë se si pasagjeri i nxjerrë jashtë i shkruante dikujt në telefon se “bombat ishin gati”.

Kjo ka ngjallur panik mes udhëtarëve dhe i gjithë fluturimi u evakuua. Mirëpo, pas verifikimeve doli se nuk kishte asnjë bombë në bord, ndërsa videoja e filmuar nga një vajzë është shpërndarë kudo.