Ballina Aktualitet Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës i dërgojnë në Ohër?!

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës i dërgojnë në Ohër?!

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës mbrëmë janë transferuar në burgun e Ohrit. Lajmi është raportuar nga disa portale të këtij qyteti. Në qendër të këtij qyteti ka pasur prani të shtuar policore dhe se disa pika kryesore janë ruajtur nga njësitë speciale.

Por nga ana tjetër, nuk ka informacione zyrtare se ka ndodhur transferimi i grupit që akuzohet për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave të Kumanovës. (INA)