Ballina Shëndeti Studimi më i fundit. Zbulohet sa vite jeta shkurton pirja e duhanit

Studimi më i fundit. Zbulohet sa vite jeta shkurton pirja e duhanit

Pirja e duhanit, vetëm një paketë në ditë për një vit shkakton 150 mutacione gjenetike në qeliza që shkaktojnë më pas edhe kancer. Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar efektet e tmerrshme që ka pirja e duhanit në ADN-në tonë. Plot 150 mutacione në mushkri, , 97 ne laring, (Zeri), 39 në fyt, 23 në gojë, 18 në fshikëz dhe gjashtë në mëlçi.

Sipas shkencëtarëve, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit, mbi 6 milionë njerëz vdesin në vit në mbarë botën për shkak të tij.

Kanceri shkaktohet nga mutacionet në qeliza, të cilat bëhen të pavdekshme dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar, shkruan Independent.

Ludmil Alexandrov i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos, një nga bashkë-autorët kryesorë të studimit, ka thënë:

“Ky studim ofron njohuri të reja sesi tymi i duhanit shkakton kancer si dhe ndryshimet molekulare në ADN. Personat që pinë rreth një paketë në ditë, kanë të zhvilluar rreth 150 mutacione në mushkri dhe kështu rrezikun për zhvillimin e kancerit e kanë më të lartë”.

Ata që pinë duhan humbin mesatarisht rreth një dekade të jetës në krahasim me jo-duhanpirësit.

Pra, me gjithë këto fakte që vijnë nga studimi i fundit, ju do të vazhdoni ta vrisni jetën tuaj?