Ballina Balkan Ministrat e BDI-së nuk do të jenë në listat e deputetëve

Ministrat e BDI-së nuk do të jenë në listat e deputetëve

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasdreke t’i publikojë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që kjo parti të propozojë emra të rinj për deputetë, ashtu siç veproi edhe me zëvendësimin e ministrave të vjetër, me të rinjtë, para disa muajsh.

Megjithatë, burime të Telegrafit Maqedoni brenda BDI-së konfirmojnë se asnjë nga ministrat e rinj nuk do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë.

Kjo lë të kuptohet se pas zgjedhjeve, BDI mund të mos bëjë ndërrimin e tyre dhe të propozojë vetëm zv. ministra të rinj, në rast se i fiton zgjedhjet dhe bëhet pjesë e qeverisë së re.