Ballina Bota Merkel: Fitorja e Hillary, hap drejt barazisë gjinore në udhëheqje

Merkel: Fitorja e Hillary, hap drejt barazisë gjinore në udhëheqje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se fitorja e Hillary Clinton do të ishte një hap përpara në balancën mes gjinive në mes liderëve botëror, shkruan AP.

“Pastaj ne do të vinim pak më afër të një ekuilibri mes grave dhe burrave në pozita udhëheqëse”, ka thënë kancelarja e parë gjermane, duke folur në Berlin së bashku me Erna Solberg, që është kryeministrja e dytë grua e Norvegjisë, transmeton Klan Kosova.

Solberg tha se mund të jetë “frymëzuese për shumë gra të reja për të parë politikën jo vetëm si diçka që i takon meshkujve”.