Ballina Chronicle Mediat italiane zbardhin detajet: 2 vëllezërit u vranë me 10 plumba

Mediat italiane zbardhin detajet: 2 vëllezërit u vranë me 10 plumba

Të paktën 10 plumba janë gjuajtur ndaj dy vëllezërve Agron dhe Alban Lleshaj, në periferi të Milanos. Ajo që fillimisht u mendua si një aksident doli një ekzekutim i tipit mafioz. Dy vëllezërit ishin të paarmatosur ndërsa janë munduar që me automjetin e tyre “Volkswagen Polo” të largoheshin.

Por atentatorët i kanë ndjekur madje janë dhe “kujdesur” që dy vëllezërit të vdisnin. Nga hetimet e para të policisë italiane bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Banorët e zonës kanë thënë për mediat italiane se kur dëgjuan të shtënat i kishin menduar si fishekzjarrë.

Çdo do gjë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22: 54, kur disa banorë të rrugës Ankona lajmëruan policinë për një automjet të përmbysur në rrugë me dy persona në bord.

Automjeti ka dëmtuar disa automjete të tjera që ndodheshin të parkuara dhe më pas është përmbysur. Plumbat kishin shpuar pjesën e bagazhit dhe të dritareve.

Nuk dihet ende se sa persona kanë marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë, por autorët me shumë mundësi janë larguar me një tjetër automjet.