Ballina Planet Lufta në Irak – Lideri i ISIS Al-Baghdadi urdhëron mos tërheqjen nga...

Lufta në Irak – Lideri i ISIS Al-Baghdadi urdhëron mos tërheqjen nga Mosuli

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik ka nxjerrë një regjistrim audio që thuhet se vjen nga lideri i saj, Abu Bakr al-Baghdadi.

Nëse është e vërtetë, atëeherë është mesazhi i parë publik nga ai një vit pas zërave se ai kishte vdekur.

Zëri në audio u bën thirrje luftëtarëve të ISIS të mbrojnë qytetin e Mosulit kundër ushtrisë irakiane, që po përpiqen ta rimarrin atë nga militantët e Shtetit Islamik.

Vendndodhja e Baghdadi-t mbetet e panjohur. Disa zyrtarë thanë se ai mund të jetë në brendësi të Mosul-it sëbashku me luftëtarët e ISIS.

Megjithatë ende mbetet për t’u verifikuar nëse zëri në audio i përket Baghdadi-t.

Përgjatë viteve të fundit ka pasur zëra të vazhdueshëm për vdekjen e tij, përfshi dhe vitin e kaluar kur ushtria irakiane tha se kishte goditur karvanin e tij.

Mosuli, bastioni i fundit urban i ISIS në Irak, është vendi ku Al-Baghdadi shpalli kalifatin 2 vite më parë.