Ballina Aktualitet LËVIZJA BESA: BDI TË MOS PENGOJË PROCESIN GJYQËSOR KUNDËR MIJALLKOVIT

LËVIZJA BESA: BDI TË MOS PENGOJË PROCESIN GJYQËSOR KUNDËR MIJALLKOVIT

Paraqitja e parë në Gjykatë e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sipas Lëvijes BESA është vetëm fillimi i kthimit të shtetit të së drejtës. Përmes një komunikate nga kjo lëvzije kanë kërkuar që ky rast të mbikqyret nga afër edhe nga ndërkombëtarët.

“Lëvizja BESA e përshëndet fillimin e procesit gjyqësor kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Edhe pse vlerësojmë se ky nuk është rasti i vetëm për të cilin duhet të përgjigjet ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga VMRO-ja dhe BDI-ja, sidomos për politikat në periudhën ‎2008-2016, megjithatë shpresojmë se ky është vetëm fillimi i kthimit të shtetit të së drejtës.

Me këtë rast kërkojmë edhe nga diplomatët e huaj, që prej afër ta mbikëqyrin këtë rast, veçmas duke e pasur profilin e të dyshuarit, por edhe duke pasur parasysh se Mijallkovi vazhdimisht ka qenë pjesë e ekipit të VMRO-DPMNE-së që ka negociuar me BDI-në gjatë formimit të koalicioneve qeveritare mes këtyre dy partive.
“, thuhet në komuniatën e Lëvizjes BESA.

Gjthashtu, nga Lëvizja BESA i kërkojnë BDI-së e cila udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë, që të mos i pengojë gjykatat në këtë rast.

“Po ashtu rikujtojmë se dëshmitë e shumta, që janë paraqitur përmes të ashtuquajturave “bomba”, flasin për koordinimet mes Sasho Mijallkovit dhe Musa Xhaferit për kurdisjen e zgjedhjes së gjykatësve, gjë që i shton dyshimet se mund të ketë presion për lirimin e të dyshuarit nga përgjegjësia.

Prandaj, duke e pasur parasysh se edhe resorin e Ministrisë së Drejtësisë e udhëheq ministër nga radhët e BDI-së, ne jemi seriozisht të brengosur se kjo parti mund të tentojë ta pengojë punën e gjykatave në këtë rast”, thuhet më tej në komunikatën e Lëvijes BESA.