Ballina Kronika Itali, 24-vjeçari kosovar arrestohet për nxitje të xhihadit

Itali, 24-vjeçari kosovar arrestohet për nxitje të xhihadit

Policia e antiterrorizmit të qytetit të Brescia- s në Itali ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin kosovar, Gafurr Dibrani, 24 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përhapjen e propagandës xhihadiste.

Gafurr Dibrani i lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident në komunën Fiesse në provincën e Brescia-s akuzohet dhe për nisjen e një procesi radikalizmi islamik ndaj djalit të tij të vogël.

Raportohet se ai kishte publikuar një video së fundmi në tekstin e të cilës thuhej “Merre dorën time dhe shkojmë në xhihad”.

Hetimet kanë vërtetuar se 24 vjeçari kosovar me anë të rrjetit të internetit ka publikuar shpesh herë materiale me përmbajtje xhihadiste.

Në to tregohen foto dhe video që manifestojnë solidaritet ndaj terroristëve të njohur e të burgosur, video minorenësh që përgatiten të luftojnë për Shtetin Islamik.