Ballina Chronicle I fiksuar pas sajteve pornografike, djali 12-vjeç përdhunon motrën e vogël

I fiksuar pas sajteve pornografike, djali 12-vjeç përdhunon motrën e vogël

Një djalë 12-vjeçar ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur motrën e tij më të vogël në moshë pasi u zbulua se ishte tërësisht i varur nga filmat pornografikë që shikonte vazhdimisht në internet.

Djali, i cili tani është 14-vjeç dhe nuk mund t’i zbulohet identiteti për shkak se konsiderohet ende minoren, kryente jo vetëm vepra të turpshme, por edhe aktin seksual me të motrën, e cila në atë kohë ishte vetëm 9-vjeçe. Pasi vajza i tregoi të ëmës për atë që i bënte vëllai, ai është mbrojtur duke thënë se e vogla kishte pranuar dhe kishte rënë dakord për të bërë seks bashkë.

Sipas prokurorëve, të cilët kanë dëshmuar në gjykatë të premten që lamë pas, djali i ka thënë të motrës se nëse nuk do të pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të, nuk do ta kishte më motër.

“Ai është siguruar t’i shkojë deri në fund punës së tij dhe gjithçka është kryer në dhomën e djalit në kohën kur prindërit nuk ishin në shtëpi”, – tha prokurori. Sipas gjykatës dhe psikologëve, djali ishte nxitur drejt këtij incesti për shkak të filmave me pullë të kuqe që shikonte shpesh. Sajte të shumta pornografike u gjetën në smartfonin dhe tabletin e tij./JOQ/