Ballina Planet FRANCË, SHTETI MBYLL MBI 20 XHAMI

FRANCË, SHTETI MBYLL MBI 20 XHAMI

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se në kuadër të hetimeve për luftën kundër terrorizmit, mund të mbyllen më shumë xhami në Francë, raporton AA.

Ministri Cazeneuve ka dhënë detaje mbi luftën kundër terrorizmit gjatë vitit 2015 në Francë, në fjalimin e mbajtur gjatë mbledhjes së prefektëve dhe prokurorëve në Paris.

Duke theksuar se në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë janë mbyllur mbi 20 xhami, Cazeneuve, tha se hetimet në lidhje me të tjera faltore janë duke vazhduar.

”Nga fillimi i vitit 2015 e deri më tani është dhënë vendim për largimin e mbi 80 personave me origjinë të huaj nga Franca. Shumica e tyre janë klerikë të cilët kanë përdorur gjuhën e urrejtjes”, ka thënë Cazeneuve. Ai më pas ka shtuar se për 201 persona është vendosur ndalimi i hyrjes në Francë për shkak të prirjes së tyre radikale. Ministri ka theksuar se krahas këtyre masave është vendosur ndalim daljeje nga Franca për 430 persona të cilët dyshohet se mund ti bashkohen organizatës terroriste DEASH.