Ballina Bota E dini pse amerikanët votojnë të martave në nëntor?

E dini pse amerikanët votojnë të martave në nëntor?

Që prej vitit të largët 1854 amerikanët vijojnë traditën e mbajtjes së zgjedhjeve të martën e muajit nëntor. Për të kuptuar arsyet e vendosjes së kësaj date të përhershme duhet të hedhim një vështrim pas në kohë për të parë mënyrën e atëhershme të jetesës.

Në shekullin e 19-të pjesa më e madhe e amerikanëve ishin fermerë, të krishterë të devotshëm dhe kishin nevojë për kohë që të udhëtonin ndërsa rrugët nuk ishin të shtruara dhe qendrat e votimit nuk ishin aq të përhapura sa sot. E diela përjashtohej sepse ata duhet të shkonin në kishë dhe nuk udhëtohej me makinë.

Sa i takon muajit, u vendos për nëntorin pasi në pranverë fermerët kishin sezonin e mbjelljes, në verë dhe muajt e parë të vjeshtës duhet të kujdeseshin për të korrat ndërsa deri në nëntor punët thuajse ishin mbaruar. Fillimisht si datë u vendos 1 nëntori pasi ishte ditë e shenjtë për të gjithë të krishterët.