Ballina Aktualitet Çka nëse Trump nuk e pranon rezultatin?

Çka nëse Trump nuk e pranon rezultatin?

Kryetari i New York, Bill de Blasio ka thënë se zgjedhjet e sotme presidenciale do të mbahen mend gjatë, shkruan BBC.

Ai ka thënë nuk do të jetë i befasuar edhe nëse Donald Trump do të hezitonte ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve.

De Blasio ka shtuar se Trump në fushatën elektorale në disa raste ka thënë se zgjedhjet do të jenë të manipuluara, e në disa raste kur sondazhet kanë treguar rezultat që i konvenon atij ka ndryshuar mendim.

“Nëse Donald nuk i pranon rezultatet, atëherë mendoj se kjo do të jetë negative për të”, ka thënë de Blasio, transmeton Klan Kosova.