Ballina Sport Balaj i papërmbajtshëm, shënon dy gola ndaj Zenitit (VIDEO)

Balaj i papërmbajtshëm, shënon dy gola ndaj Zenitit (VIDEO)

Bekim Balaj vazhdon të shkëlqejnë në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar dy gola ndaj Zenitit.

I pari erdhi në minutën e 34-të, ndërkohë që katër minuta më vonë, Balaj realizoi edhe golin e dytë në këtë sfidë. Aktualisht ndeshja Terek Grozny-Zenit St Petersburg pasi ka përfunduar pjesa e parë është në rezultatin 2-1.

Më dy golat ndaj Zenitit, Balaj është ngjitur në kuotën e tetë golave në kampionatin rus në këtë sezon.