Ballina Entertainment VIDEO/ Të ftuarit mbretërorë në dasmën e Princit: S’e njohim, na çoi...

VIDEO/ Të ftuarit mbretërorë në dasmën e Princit: S’e njohim, na çoi ftesë dhe erdhëm

Kamerat e “Fiks-Fare” arritën të depërtonin në dasmën e Princit Leka II me Elia Zaharian.

Gazetarja intervistoi disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë.

Një prej tyre, madje tha se nuk e njihte princin fare.

d8-46

“Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë ajo duke qeshur.

E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej.

Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.

“Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.