Home Culture VIDEO/ Rikthimi në skenë i aktores Matilda Makoçi: Vendim i vështirë

VIDEO/ Rikthimi në skenë i aktores Matilda Makoçi: Vendim i vështirë

Aktorja e dashur që për vite me radhë i ka munguar skenës dhe spektatorit Matilda Makoçi është rikthyer me nostalgji dhe me dëshirë për të qenë pjesë e projekteve artistike.

Aktorja e dashur për të gjithë u bë pjesë e ekspozitës së artistes Natasha Bega dhe recitoi disa poezi të saj. Problemet i ka lënë pas dhe ndjehet e dashuruar me jetën, djalin e saj Gregun dhe me punën.

Me një zë kristal dhe me shumë emocione rikthehet aktorja e dashur për të gjithë, Matilda Makoçi.

Ajo u shfaq në ekspozitën e mikes së saj, artistes Natasha Bega, titulluar “Harem”, ku recitoi disa vargje për dashurinë dhe marrëdhënien prind-fëmijë.

Për aktoren e mirënjohur të viteve ’80-’90, rikthimi është nostalgji dhe pas një shkëputje të gjatë rrëfen se ishte vendim i vështirë.

Makoçi: Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur për arsye personale dhe natyrisht është kënaqësi ti rikthehesh punës. Por është shumë e vështirë, profesioni që kam unë është shumë i vështirë. Ecën me kohën, me hapa shumë të shpejta.

Pavarësisht të gjitha vështirësive që ka kaluar, Matilda Makoçi, ndjehet e dashuruar.

Makoçi: Natyrisht me jetën, me djalin, me punën time./Ora News