Ballina Aktualitet (VIDEO) PRESIONI NDAJ ADMINISTRATËS ËSHTË VEPËR PENALE

(VIDEO) PRESIONI NDAJ ADMINISTRATËS ËSHTË VEPËR PENALE

Thirrjet që administratorët të paraqesin presione parazgjedhore jashtë institucioneve, në forma private, janë në kundërshtim me procedurat ligjore dhe shfrytëzohen vetëm për fushatë mediale dhe promovim politik. Kështu tha sot ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Tomovska Arsovska, e cila i bëri thirrje Prokurorisë Publike të tregoj se nëse personat që kanë kryer veprime të tilla, deri tani kanë dorëzuar ndonjë denoncim ose dëshmi për vepër të kryer penale. Ajo tha se është kundër presioneve, frikësimeve dhe kërcënimeve ndaj të punësuarve në administratë, si në këtë periudhë parazgjedhore ashtu edhe në kohën e zgjedhjeve.

“Çdo formë e presionit, kërcënimit dhe presionit është vepër penale. Sa i përket zgjedhjeve, shkelja e të drejtës së përcaktimit të votuesve,  mito gjatë zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit janë vepra penale të vërtetuara në Kodin Penal nenet 160, 162 dhe 163”, tha Marta Tomovska Arsovska, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ajo shtoi se edhe mosdenoncimi i veprës penale, ose në këtë rast presionit ndaj administratorëve, është vepër penale, ndërsa tha se të punësuarit gjatë orarit të punës duhet të shmangin aktivitetet partiake.

“Çdo i punësuar në sektorin publik është i detyruar që në punë dhe në orarin e punës të sillet në mënyrë profesionale dhe politikisht neutral. Të mos bëj propagandë partiake, të mos merr pjesë në aktivitetet partiake në orarin e punës dhe me vete të mos bart simbole partiake në hapësirat për punë”, theksoi Tomovska.

Përndryshe,zëvendësministri shtesë Aleksandar Kiracovski,  ka bërë thirrje që të punësuarit në administratë të mos bien në presione dhe  në zgjedhjet e 11 dhjetorit të votojnë në mënyrë të lirë, duke shtuar, se ata që bëjnë presione ndaj administratorëve do të përballen me ligjin, i cili, për këto vepra parashikon dënime të rënda- prej 3 vite burg e më lartë.

Enis Murtezi /SHENJA/