Ballina Balkan (VIDEO) MILAIM FEJZIU: NUK BËHET UNIVERSITET ME DY KLASA

(VIDEO) MILAIM FEJZIU: NUK BËHET UNIVERSITET ME DY KLASA

Kur themelohet një universitet ai duhet të starton me të gjitha kushtet ose nuk starton fare. Kështu u shpreh profesori Universitar Milaim Fejziu, duke aluduar në universitetin Nënë Tereza, i cili do të fillojë punën me vetëm dy klasë. Ai tha se fillimi me punë me vetëm dy klasë, ndodh për shkak të mos përgatitjes në kohë, dhe një gjë e tillë është e palogjikshme.

“Kjo zgjidhje në këtë mënyrë me dy klasë, është e logjikshme sepse nuk janë bërë përgatitjet në kohë, nuk ka kuadër për degët tjera dhe tash e kanë bërë vetëm për dy klasë edhe atë mendoj se edhe numri i studentëve është shumë i vogël dhe duke qenë në atë pozitë ata tash prej dy të këqijave e zgjedhin të keqen më të vogël, fillojnë së paku me ligjeratat e dy klasave që për mendimin tim është e papranueshme. Kur themelohet një universitet me të gjitha ato degë, ai starton me të gjitha ose nuk starton”, deklaroi Fejziu.

Ai tha se universitetet nuk krijohen brenda natës, dhe se për të qenë kualitativ dhe pa pengesa, është dashur më shumë kohë.

“Universitetet nuk janë shkolla të mesme, dikush mund ti llogarisë ashtu, se mund të mbajmë edhe në këtë sallë ligjërata, ne kemi mbajt në shtëpi private Universiteti i Tetovës, por na është imponu ajo situatë, a sot këtij Universiteti nuk i imponohet, është dashtë në kushte normale të sigurohen të gjitha kushtet që të fillojë me një fillim të mbarë”, tha Fejziu për TV Shenja.

Fejziu tha se e mbështet idenë e themelimit të këtij Universiteti, megjithatë atë e habit fakti se përse duheshte të fillojë në vitin akademik 2016/17 pa e plotësuar asnjë kusht, përveç kushteve ligjore.

Ajnur Bafqari /SHENJA/