Ballina Bota VIDEO/ Betejat e egra gjatë rrugës për Mosul

VIDEO/ Betejat e egra gjatë rrugës për Mosul

Ofensiva ushtarake për të rimarrë qytetin e Mosulit ka kryer fazën e parë. Pas rrethimit të qytetit dhe fshatrave përreth, trupat kurde dhe irakene po avancojnë drejt qytetit. Ndonëse ende larg, faza e parë e çlirimit të zonave dhe fshatrave përreth Mosulit po kryhet me sukses por jo pa kosto. Shkembimet e para të zjarrit dhe sulmet vetëvrasëse të ISIS kanë shkaktuar viktimat e para. Ofensiva është përqëndruar në dy autostradat që çojnë në Mosul. Në autostrada nr 1, ku është përqëndruar Ushtria Irakene dhe Policia Federale dhe në autostradën nr 80 ku po lufton Divizioni i 9-të i Ushtrise Irakene dhe Peshmergat Kurdë. – Shiko hartën.

harta-iraq-300x159

 

Pas rimarrjes së bazës ajrore të Qayyarah në jug të Mosulit, luftimet po bëhen gjithmonë e më të ashpra. Taktikat e ISIS për mbrojtjen e pozicioneve janë bërë të njohura. Sulm me makina të mbushura me eksploziv, që hidhen në erë nga të ashtu-quajturit “Martirë”, minat e shumta që kontrollohen në distance dhe pjestarë të ISIS që hiqen si civilë dhe shpërthejnë pranë ushtareve irakenë. Ndonëse keto sulme po bëhën më të shpeshta rrugës për në Mosul, Forcat Kurde dhe Irakene e kanë moralin të lartë. Ndihma që SHBA jep në armatime dhe nga ajri, do të jetë vendimtare për suksesin e kësaj ofensive. Afrimi drejt Mosulit dhe hyrja në qytet do sjelli përballje gjithmonë më të egra me ISIS. Terreni urban favorizon ISIS-in, që është fortifikuar duke krijuar edhe tunelë të nëndheshëm për tu mbrojtur nga bombardimet. Ofensiva mund të kthehet në një luftë urbane të gjatë dhe gjakatare, me një armik që nuk ka ndër mend të dorëzohet.