Ballina Aktualitet UNITETI kërkon shtyrje të zgjedhjeve përmes Gjykatës Kushteteuese

UNITETI kërkon shtyrje të zgjedhjeve përmes Gjykatës Kushteteuese

Partia UNITETI nëpërmjet deputetit të saj Zulfi Adili, nesër (e martë) 25.10.2016, në ora 11, do të deponojë në Gjykatën kushtetuese Nismëpër inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së  Vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Me këtë Nismë kontestohet Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi pa balansimin e njësive zgjedhore thehet Neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe Neni 51 nga Kushtetuta. Me këtë vendim thehen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore.