Ballina Balkan Thaçi në Tearcë: Kemi nisur fushatën tonë me argumentet e vjetra për...

Thaçi në Tearcë: Kemi nisur fushatën tonë me argumentet e vjetra për shkak se këta të cilët janë në pushtet asgjë nuk kanë realizuar

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh  Thaçi të Shtunën në Tearcë vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në këtë komunë. Në këto takime kanë folur krerët më të lartë të saj, përfshirë edhe kryetarin Menduh Thaçi, i cili ka shpalosur pikat themelore të Marrëveshjes së PDSH-së, dhe qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet aktuale para zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Sllatinë, me ç’rast Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në këtë bashkëbisedim mes tjerash deklaroi:

“Kemi nisur fushatën tonë me argumentet e vjetra për shkak se këta të cilët janë në pushtet asgjë nuk kanë realizuar, prandaj konsiderojmë se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja. Ne flasim hapur me ju që të na kuptoni dhe mesazhet që i japim ti përcillni jashtë njerëzve të cilët janë skeptik, të shtypur dhe të cilët thonë se janë ngopur deri në fyt me këta të BDI-së, por ama nuk e dinë se çka ofrojmë, kërkojnë nga ne fakte dhe argumente për të na mbështetur. Edhe pse platforma jonë është shumë e qartë e drejtë dhe e pastër, herë pas here na thuhet në teren se nuk e dimë se çfarë kërkojmë. Ne ua bëjmë të ditur edhe atyre, normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë të civilizuar në shtetet e Evropës, e marrë shembull Kroatët në Bosnjë janë vetëm 11 %, por i gëzojnë të drejtat njëjta si i gëzojnë Serbët dhe Boshnjakët, Italianët në Zvicër mund të jenë 4 ose 5%, por i gëzojnë  të gjitha të drejtat si i gëzon edhe vet populli Zvicëran, kjo është platformë e Partisë Demokratike Shqiptare.

Çështja tjetër që ne e kërkojmë është që parat tona nga tatimet që na i marrin prej xhepit tonë, shteti në mënyrë normale dhe të automatizuar të na i kthej prapë, ashtu siç i kthen në zonat e maqedonasve dhe shohim që ata zona janë bërë perfektë, si në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, parqe, gjelbërime, çerdhe, ambulance, shkolla, etj, kurse zonat tona ngelin të pa zhvilluara. Pse ne si PDSH kemi konflikte me BDI-në? Janë edhe ata shqiptarë ndoshta edhe ata kanë dëshirë që të bëjnë mirë, mirëpo  konflikti fillon atëherë kur deputeti i BDI-së thotë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, fjalën që duhet ta thonë deputetët maqedonas e thotë këta të BDI-së  për të vërtetuar se projekti është i drejtë, por nuk është kështu,  ata i marrin paratë e popullit prej tatimeve dhe të njëjtat nuk i kthejnë tek populli shqiptar ashtu siç i kthehen popullit maqedonas.

Të gjithë këto do realizohen kur Partia Demokratike Shqiptare do të fitojmë mandatin, atëherë këto projekte në të mirë të popullit do realizohen dhe shqiptarët do të mund të kenë një jetë dinjitoze, përfundoi Menduh Thaçi

21-640x360

1 2 3