Ballina Balkan Skandaloze, gjimnazistët e Strugës pa libra, Ministria i ka futur veshët në...

Skandaloze, gjimnazistët e Strugës pa libra, Ministria i ka futur veshët në lesh

Dy gjimnazet e Strugës ankohen se kanë probleme me mungesën e teksteve shkollore. Edhe pse që në muajin maj kanë dorëzuar në ministrinë e Arsimit, listën e librave të domosdoshme për procesin mësimor, pjesa më e madhe e tyre ende nuk ka arritur. Probleme vërehen edhe në përmbajtjen e teksteve që kanë marrë.

Drejtuesit e shkollave të mesme në Strugë sqarojnë se për shkak të kësaj gjendje, nxënësit detyrohen të mbajnë shënime. Për këtë problem kërkuam qëndrim edhe nga pushteti lokal, prej ku thanë se janë të njoftuar me këto probleme.

Megjithatë, pra disa ditëve Safet Neziri nga ministria e Arsimit, deklaroi se të gjitha shkollat që i kanë dorëzuar kërkesat në kohë i kanë marrë librat e nevojshme. Për ata që ende nuk i kanë, ai tha se me siguri nuk i kanë dorëzuar në kohë listat e nevojshme.