Ballina Lions Mrekullia natyrore, njihuni me lulen magjike që shëron ‘thyerjen’ e zemrës

Mrekullia natyrore, njihuni me lulen magjike që shëron ‘thyerjen’ e zemrës

Lulja ‘zemër-pikon’ është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre. Kjo lule ka formën e zemrës në pjesën e poshtme të së cilës varet një pikë loti.

Kjo lule zemërthyer në fakt është më e komplikuar. Po ta shikosh nga afër do të shikosh që të gjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë.

Esenca e lules zemër-pikon është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju. Besohet që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht.

Shërimi është i menjëhershëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë. Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor. Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë të helmon.

Megjithatë konsumi i saj është i rrallë pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ.

Lulja zemër-pikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, vendin, mjedisin e përtej. Ndërkohë që lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemër-pikon është një lule guximtare dhe dramatike. Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë.

Nëse e gjeni në një buqetë me lule, në një kopsht ose në dorën e dikujt e keni të qartë menjëherë simbolikën dhe domethënien e saj.

Çfarë nënkuptimi ka lulja zemër-pikon?

Kjo lule e bukur ka disa kuptime të cilat do t’ju pëlqejnë shumë

-Shprehjen e emocioneve në mënyrë më të hapur

-Dashurinë pasionante mes dy njerëzve

-Ajo nënkupton ndjeshmërinë dhe ngarkesën emocionale ndaj botës që të rrethon

-Ndjenjë mirësie dhe dashurie pa kushte për gjithçka që ke në jetë

-Lidhje të fortë që shkon përtej jetës dhe vdekjes

Lulja zemër-pikon është rritur e lirë për mijëra vjet me radhë në mbarë Azinë. Ajo nisi të kultivohej në Evropë vetëm në vitet 1800, dhe prej asaj kohe mesazhet dhe domethëniet e kësaj luleje bukuroshe ishin shumë më të përqenduara tek dashuria dhe lidhjet shpirtërore.

Shumë vite më parë, disa qytetërime të lashta kanë përdorur lulen zemër-pikon për të shëruar dhimbjet e dhëmbit, ose edhe disa sëmundje si sifilizi, etj.

Domethënia e formës dhe ngjyrave të lules zemër-pikon

Lulja zemër-pikon mban emrin botanik Dicentra spectabilis ose që përkthehet ndryshe Zemrat Spektakolare, një emër i denjë për një lule të cilës nuk ia ndan dot sytë. Shumica e këtyre luleve janë në ngjyrë rozë ose të kuqe, që i bën ato lule romantike.

Ajo kryesisht dhurohet si simbol i dashurisë së vërtetë. Për më tepër, kjo lule përfaqëson njerëzit që janë të aftë të ndajnë emocionet e tyre lirisht dhe që e falin zemrën tek njerëzit që duan.

Në botë, gjendet edhe një variant i bardhë i lules zemër-pikon që konsiderohet simbol i pastërtisë dhe pafajësisë së përjetshme.