Ballina Balkan Mbyllet dera e bashkëpunimit mes partive opozitare shqiptare

Mbyllet dera e bashkëpunimit mes partive opozitare shqiptare

Lëvizja Besa dhe Rilindja Demokratike Kombëtare, u takuan për të diskutuar mbi strategjinë e bashkimit të mundshëm të opozitës para zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shprehu indinjatën e tij për injorimin e takimit nga LR PDSH dhe Uniteti.

“Ne jemi sot këtu për të deklaruar se ata që nuk respektuan këtë ftesë nga dy subjekte politike, duhet të marrin përgjegjësinë për rrjedhën e mëtutjeshme të veprimeve të tyre, kurse sa i përket Lëvizjes BESA, për ne opozitë e bashkuar është bashkëpunimi mes Lëvizjes Besa dhe RDK-së”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Kryetari i RDK-së Fadil Zendeli vlerësoi ftesën e Lëvizjes BESA duke theksuar se koalicioni mes këtyre dy partive veç se është zyrtarizuar. Nga partia Uniteti kanë thënë se takimi i sotëm mund kuptohet si pengesë për marrëveshjen aq të pritur nga shqiptarët. Unitet inkurajon partitë që të përmbyllin negociatat mes grupeve të punës dhe sa më shpejt të arrihet koalicioni mes partive opozitare. Ditë më parë Lëvizja BESA thirri takim liderësh të partive jashtëparlamentare shqiptare, për të diskutuar bashkimin e opozitës. LR PDSH injoroi takimin, pasi që sipas kryetarit të sa Zijadin Sela, subjekti i tij për takimin është njoftuar vetëm përmes ftesës publike.

Adrian Kerimi