Ballina Aktualitet Kumanovë, gjendje e mjerueshme në lagjen “Dardania”

Kumanovë, gjendje e mjerueshme në lagjen “Dardania”

Edhe pse vetëm disa qindra metra larg sheshit të qytetit të Kumanovës banorët e lagjes “Josko Ilievski” jetojnë në kushte shumë të vështira. Problemet me infrastrukturën, rrugën e paasfaltuar dhe mungesën e rrjetit të kanalizimit, vështirësojnë jetën e banorëve.

“Shteti nuk na ka ndihmuar neve asgjë qe 35 vjet jetojmë këtu, tatimet i merr. Ujësjellësin e kemi pru vet ne banorët me paret e tona sa mos me pi ujë të ndotur, a shteti apsolut nuk bën asgjë për ne shqiptarët”.

“Projekti për kanalizimin është i bërë qe 2 vjet i njëjti pret ende në arkiva, dmth investime nuk ka vepër të materializume nuk ka ende nuk fillojnë punimet”.

“Kisha apelu deri te komuna edhe deri te partitë politike shqiptare që të ndërmarrin diçka shumë na premtojnë po nuk realizojnë”.

Të harruar nga shteti banorët me vetëkontribut e kanë ndërtuar rrjetin e ujësjellësit. Nga Komuna e Kumanovës nuk tregojnë nëse kanë ndonjë projekt për të ndihmuar banorët e kësaj lagje. Autoritetet locale nuk kanë ka pranuar të flasin për këtë rast por kanë thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë ditëve të ardhshme.

Fatlum Aqifi