Ballina Aktualitet Hashmi Thaçi vjen në Tetovë, nuk përfillet nga kreu shtetëror maqedonas

Hashmi Thaçi vjen në Tetovë, nuk përfillet nga kreu shtetëror maqedonas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të mospërfillet nga  lidershipi maqedonas. Edhe në kohën kur ishte kryeministër, atij asnjëherë nuk iu shtrua tepihu i kuq nga ish –homologu i tij Nikolla Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.

Edhe pse afër, vizitat e tij zyrtare munguan edhe gjatë kohës sa ishte ministër i jashtëm i vendit. Ndërkaq, sot si president ai do ta vizitoj Universitetin e Tetovës, ku do të nderohet me titulli:  Doktor Honoris Causa.

Ceromonia  me rastin e laureimit të Presidentit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillohet nesër në Amfiteatrin e Rektoratit të UT-së. Tetovës.

Pritja solemne e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapësirën para Rektoratit të UT-së, do të bëhet në ora 16.30.

Akoma nuk është njoftuar për ndonjë takim zyrtarë me kreun shtetëror maqedonas.(INA)