Home Balkan Gabimet në tabela, ekspertët kërkojnë ligj të posaçëm sipas modelit kroat

Gabimet në tabela, ekspertët kërkojnë ligj të posaçëm sipas modelit kroat

Askush nuk merr përgjegjësinë për gabimet e shumta drejtshkrimore në mbishkrimet e tabelave rrugore. Nga Qyteti i Shkupit nuk pranojnë të prononcohen. Njësoj ndodh edhe me Ndërmarrjen Publike për rrugë. Reagimet e shumta të intelektualëve për këtë çështje duket se askush nuk I dëgjon. Profeor Avzi Mustafa propozon modelin e shtetit kroat ku të gjitha institucionet publike do të kishin ekspertët e tyre të gjuhës me qëllim që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

“Gjuha në mbishkrimet nuk është private por është e popullit që ne si intelektualë kemi për detyrë që ta ruajmë e ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur… Unë propozoj të merret modeli kroat, ku Kroacia i mblodhi profesorët më të mirë të gjuhës, i trajnoi dhe pastaj sollën ligj ku do të inkuadrojnë në të gjitha ministritë, drejtoritë, sipërmarrësit e ndryshme si lektorë ku ata do të jenë përgjegjës për mbrojtjen e gjuhës”, u shpreh Avzi Mustava , Profesor i gjuhës shqipe.

Profesor Mustafa thotë se gabimet drejtshkrimore janë prezent edhe në mbishkrimet në gjuhën maqedonase dhe se duhet reaguar njëlloj për të gjitha lëshimet gjuhësore. Alsat në vazhdimësi ka trajtuar këtë temë që ka të bëjë me mos respektimin e gjuhës.

Agron Vrangalla