Ballina Balkan Region Droga shqiptare po mbyt Italinë, kapet gomonia me 700 kg kanabis

Droga shqiptare po mbyt Italinë, kapet gomonia me 700 kg kanabis

Ndërkohë që Saja flet për statistika imagjinare në luftën kundër trafikut të drogës, ndryshe flet realiteti.

Një tjetër gomone e mbushur me kanabis është kapur në brigjet italiane. Sipas mediave të shtetit fqinj, gomonia dyshohet se ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri dhe lënda narkotike kishte destinacion tregun italian.

‘Guardia di Financa’ e Salentos ka sekuestruar rreth 700 kilogramë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy skafistë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave italiane, skafistët kishin tentuar të arratiseshin për t’i shpëtuar policisë, por nuk arritën të largoheshin.