Ballina Aktualitet Tetovë, nxënësit e shkollave të mesme edhe sot në protesta (VIDEO)

Tetovë, nxënësit e shkollave të mesme edhe sot në protesta (VIDEO)

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës kanë vazhduar dhe sot protestën e tyre përpara godinës së Komunës duke kërkuar zgjidhje të shpejtë për problemin e transportit. Ata thonë se do të protestojnë çdo ditë derisa ky problem të zgjidhet. Nxënësit madje kërcënuan se nëse autoritet shpërfillin kërkesën e tyre, orët e mësimit do t’i zhvillojnë përpara objektit të Komunës.

“Na premtuan se do na e rregullojnë transportin, por nuk u bë gjë. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa të zgjidhet”.

“Na premtuan se do na e rregullojnë, nëse nuk do bëhet ne këtu do jemi përsëri, nëse ka nevojë do të mbajmë mësim para Komunës”.

“Kemi filluar këtë vit shkollor i bëmë gati tre javë dhe nuk kemi transport. 2:38 Ne nuk besojmë se institucionet do jenë të përpiktë dhe do t’i realizojnë premtimet që na i kanë dhënë, si deri tani që nuk kanë arritur. Nëse nuk realizohet transporti ditën e hënë ne vijmë përsëri, dhe do ta vazhdojmë protestën shumë herë më fuqishëm se sa kësaj radhe”.

Autoritetet lokale të Tetovës një ditë më parë u shfajësuan duke thënë se hapjen e procedurave për furnizime publike sa i përket transportit duhet ta bëjnë shkollat e mesme. Por një gjë e tillë u hodh poshtë nga drejtuesit e shkollave.

“Normalisht që i bie Komunave ta kryejnë këtë gjë. Ne si shkollë kemi për obligim të japim numrat e nxënësve që vijnë nga rajonet që janë më larg Komunës së Tetovës, ashtu si janë paraparë dy kilometra më larg. Ne kemi për obligim të japin vetëm të dhënat për numrin e këtyre nxënësve saktë ”, tha Sulejman Fetai, zv/drejtor i Sh.M, Gjoce Stojcevski- Tetovë.

Autoritet e Komunës në takimin e një dite më parë me nxënësit e shkollave të mesme premtuan se problemin e transportit do të përpiqen ta zgjidhin deri të hënën.

Vjollca Aliti