Ballina Planet SHBA, ish-bashkëshortja e Rahamit: Urrente Amerikën dhe ‘gay’-të

SHBA, ish-bashkëshortja e Rahamit: Urrente Amerikën dhe ‘gay’-të

Ahmad Rahami, i arrestuar dhe i akuzuar për bombat në Nju Xhersi dhe Nju Jork, e urrente Amerikën dhe komunitetin ‘gay’. Kështu shprehet Maria, nëna e fëmijës së Rahamit, në një intervistë për “Fox Neës”. Gruaja, e cila e kishte njohur Rahamin në shkollë, kujton se “bisedonte shpesh për kulturën perëndimore, e cila ndryshonte nga ajo e vendit të tij si dhe për mënyrën si ishin homoseksualët”. Rahami kishte pak kohë që ishte kthyer nga një udhëtim në Afganistan.

Ish-bashkëshortja thekson se nuk e shikon Rahamin prej dy vjetësh: “Në shkollë njihej si ‘kllouni’ i klasës, – tregon ajo. – Nuk e mendoja se do ta bënte një gjë të tillë. I është bërë shpëlarje e trurit në Afganistan”.

Gruaja, e cila nuk shpjegon arsyet pse historia me 28-vjeçarin përfundoi, ka deklaruar se nuk dëshiron që Rahami t’i afrohet vajzës së saj: “Nuk dua që ta shikojë, nëse do ta kishte dashur, do të paguante pensionin ushqimor”.