Ballina Lifestyle Eros Qyteti ku meshkujt mund të kenë tre të dashura njëkohësisht dhe askush...

Qyteti ku meshkujt mund të kenë tre të dashura njëkohësisht dhe askush nuk ankohet

Përgjithësisht, të paktën në Shqipëri ku jetojmë në dhe në vendet fqinje, që një mashkull të ketë tre të dashura është diçka që nuk pranohet dhe aq kollaj nga femrat dhe shoqëria. Nga ana tjetër mund të konsiderohet dhe si një “punë” e vështirë dhe që të merr shumë kohë, por ja që nuk ndodh aspak kështu në vende të tjera.

Në një qytet kinez, nëse një djalë ka të paktën tre të dashura, ai thuhet se bën një jetë normale.

Në një intervistë televizive, një djalë që jeton në Dongguan, ka thënë se do të ishte e turpshme të kishte vetëm një të dashur. Arsyeja për një gjë të tillë, është pikërisht numri i madh i femrave në këtë qytet.

Ky zhbalancim gjinor, ka ardhur pasi pronarët e fabrikave të mëdha në qytet, kanë larguar meshkujt dhe kanë zgjedhur punëtore femra, për shkak se janë më të besueshme. Një tjetër djalë ka thënë në një intervistë se tashmë është më e lehtë të gjesh një të dashur se një punë.