Ballina Culture PORTAT E NJOHURISË/ Njihuni me 20 bibliotekat më të bukura në botë

PORTAT E NJOHURISË/ Njihuni me 20 bibliotekat më të bukura në botë

Bibliotekat janë quajtur “një ndër shtyllat e qytetërimit”. Ato kanë luajtur një rol kryesor në kulturën dhe teknologjinë njerëzore. Poeti gjerman Gëte, i quajti bibliotekat kujtesa e njerëzimit.

Cilat biblioteka kanë qenë ndër më të rëndësishmet mes “shtyllave të qytetërimit”? Por cilat janë sot bibliotekat më të mëdha dhe më të bukura në botë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, le të udhëtojmë pas në kohë dhe të vizitojmë një nga bibliotekat më të lashta të njerëzimit.

 

Një “enciklopedi e njohurisë njerëzore” mjaft e lashtë

Imagjinojeni veten sikur jeni në një vend të Lindjes së Mesme, i njohur sot si Iraku. Është viti 650 p.e.s. Jeni brenda mureve shumë të larta të qytetit të Ninevisë (afër qytetit të Mosulit të sotëm). Përpara jush shfaqet me një pamje madhështore pallati i mbretit Ashurbanipal, sundimtari i Asirisë, Egjiptit dhe i Babilonisë. Teksa qëndroni pranë dyerve të pallatit, ju bien në sy disa burra me qerre të ngarkuara me qypa të rëndë balte që i çojnë brenda në pallat. Këta burra sapo janë kthyer nga skajet më të largëta të mbretërisë asiriane. Ata po përpiqen të grumbullojnë çdo tekst të njohur rreth traditave sociale, kulturore dhe fetare të popujve që banojnë në mbretërinë e Ashurbanipalit. Kur hapni njërin prej qypave, shihni se është plot me pllaka argjile në formë drejtkëndëshi, gati 8 centimetra të gjera dhe dhjetë centimetra të gjata.

0000

 

 

Duke i shkuar nga pas njërit prej këtyre burrave hyni brenda në pallat dhe shihni disa kopjues që përdorin maja shkruese prej kocke për të gdhendur shkronja kuneiforme në pllaka të vogla prej argjile të njomë. Ata po përkthejnë në gjuhën asiriane disa tekste të shkruara në gjuhë të huaj. Pastaj, pllakat piqen në furrë duke bërë kështu që këto shkrime të jenë pothuajse të paprishshme. Ato mbahen nëpër dhoma që janë plot me rafte të mbushura plot e përplot me qindra qypa. Sipër dyerve të këtyre dhomave vendosen pllaka ku tregohet tema e teksteve që ka aty. Në këtë bibliotekë ka më shumë se 20.000 pllaka argjile që përmbajnë informacione për marrëveshjet tregtare, zakonet fetare, ligjet, historinë, mjekësinë dhe për fiziologjinë e njerëzve dhe të kafshëve. Më vonë, një studiues e quajti gjithë këtë pasuri një “enciklopedi të njohurisë njerëzore”.

Bibliotekat para dhe pas asaj të Ninevisë

Përpara bibliotekës së Ashurbanipalit në Ninevi, kishin ekzistuar edhe biblioteka të tjera të mëdha. Mbreti Hamurab ndërtoi një bibliotekë në qytetin babilonas të Borsipës një mijë vjet përpara Ashurbanipalit.

3

 

Ramsesi II ngriti një bibliotekë të famshme në qytetin egjiptian të Tebës, më shumë se 700 vjet përpara Ashurbanipalit. Megjithatë, shumëllojshmëria e informacionit dhe sasia e jashtëzakonshme e dokumenteve, bënë që biblioteka e Ashurbanipalit të njihej si “më e madhja në të gjithë botën e lashtë”. Kaluan 350 vjet para se të krijohej një tjetër bibliotekë që t’ia kalonte asaj.

4

 

Rreth vitit 300 p.e.s., Ptolemeu I Sotër, një nga gjeneralët e Aleksandrit të Madh, ndërtoi një bibliotekë më të madhe se ajo e Ninevisë. Ajo u ndërtua në qytetin-port të Aleksandrisë, në Egjipt, dhe bibliotekarët e saj bënë çmos të mblidhnin kopje të shumicës së dorëshkrimeve që ekzistonin atëherë në mbarë botën.

Bibliotekat e shekullit të 21-të

Sot disa biblioteka janë bërë jashtëzakonisht të mëdha.

Imagjinojeni veten duke qëndruar pranë një rafti 850 kilometra të gjatë dhe që mban mbi 29 milionë libra! Kjo është me përafërsi madhësia e bibliotekës së dytë më të madhe në botë, Biblioteka e Kongresit, në Shtetet e Bashkuara.

5

 

Përveç librave, biblioteka ka rreth 2,7 milionë kaseta dhe videokaseta, 12 milionë fotografi, 4,8 milionë harta dhe 57 milionë dorëshkrime. Çdo ditë koleksionit të bibliotekës i shtohen 7.000 artikuj.

Biblioteka Britanike në Londër, renditet e para në botë për numrin e librave që ka, më shumë se 170 milionë.

Më poshtë ju sjellim 20 bibliotekat më të bukura në botë.

1-Biblioteka e Kongresit, Uashington, SHBA

6

 

Biblioteka e Kongresit amerikan në Uashington, është më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për publikun. Biblioteka e Kongresit është ndërtuar në vitin 1800 dhe përmban më shumë se 160 milion libra në rreth 1350 kilometra rafte librash.

2- Biblioteka Stadtbibliothek në Shtutgart, Gjermani

7

 

Biblioteka Stadtbibliothek në Shtutgart është ndërtuar në vitin 1965, me një dekor të “zhveshur” për të dhënë vëmendjen më të madhe tek librat e saj.

3- Manastiri Admont Benedictine në Austri

8

 

Biblioteka më e madhe në botë është Manastiri i Admont Benedictine në Austri, në të cilët gjenden më shumë se 200.000 vëllime në sallat e saj të bukura.

4- Biblioteka e Universitetit Tama në Tokio, Japoni

9

 

Nga një shikim të parë kjo biblotektë ngjan me arkitekturën romake, duke siguruar një vend interesant për të zgjedhur një libër.

5- Biblioteka Clementinum në Republikën Çeke

10

 

Biblioteka mbresëlënëse Clementinum në Republikën Çeke është e dekoruar me gëdhëndje dhe zbukurime afreskesh që përshkruajnë Tempullin e Urtësisë.

6- Biblioteka e kolegjit “Trinity” në Dublin, Irlandë

11

 

Dhoma kryesore 65 metra e gjatë në bibliotekën e Kolegjit Trinity në Dublin është ndërtuar ndërmjet viteve 1712 dhe 1732. Në 1850 bibliotekës i ishte dhënë leje për të marrë një kopje falas të çdo libëri që botohej në Irlandë dhe Britani.

7- Biblioteka Kombëtare e Austrisë

12

 

Biblioteka Kombëtare e Austrisë është një vend i mbrojtur nga UNESCO. Aty ju mund të shikoni shtylla prej mermeri të pikturuara, afreske prej ari dhe një sërë koleksionesh librash tepër të rralla.

8- Biblioteka Vasconcelos, Meksikë

13

 

 

Meksiko ka rihapur kohët e fundit bibliotekën Vasconcelos, një shembull i njohur i një bibliotekë bashkëkohore me moshë dixhitale.

9- Biblioteka George Peabody në Baltimore, SHBA

14

 

Biblioteka gjashtë-kat George Peabody në Baltimore është një nga bibliotekat më të bukura në botë, me 300.000 vëllime kryesisht nga shekujt 18 dhe 19.

10- Bibloteka Kloster Wiblingen Abbey në Gjermani

15

 

Ndërsa disa nga bibliotekat janë të mrekullueshme për shkak të dekorimin e tyre të ndërlikuar, të tilla si Kloster Wiblingen Abbey në Gjermani, të tjerat provojë se thjeshtësia mund të jetë po aq tërheqëse. Kjo bibliotekë ka marrë çmimin si një nga bibliotekat më të mrekullueshme në botë. Ky manastir i shekullit të 18 është ndërtuar në stilin rokoko duke shfaqur thekse ari dhe statuja të ndryshme.

11- Biblioteka publike në Nju Jork, SHBA

16

 

Është e lehtë për të kuptuar pse biblioteka publike e Nju Jork-ut mori 12 vjet për të ndërtuar, me tavane të larta dhe dekorime mahnitëse.

12- Biblioteka e Thomas Fisher në Universitetin e Torontos, Kanada

17

 

Biblioteka e rrallë e Thomas Fisher është e vendosur në Universitetin e Torontos, dhe ka grumbullimin më të madh të librave të rrallë me qasje publike dhe dorëshkrime mbi Kanadanë.

13- Biblioteka Joanina

18

 

Biblioteka Joanina është një biblioteka në stil barok që ndodhet në Universitetit e Coimbra në Portugali, me muret të mbuluara nga raftet me dy kate, dhe pyje ekzotike të pikturuara në to.

14- Biblioteka Beineck e Yale University, SHBA

19

 

Kjo bibliotekë përmban libra dhe dorëshkrime të rralla letrare të Yale University, të vendosur brenda një rrjeti të mrekullueshëm raftesh.

15- Biblioteka Strahov në Pragë, RepublikaCeke

20

 

Holli kryesor në bibliotekën Strahov në Pragë përmban afreske teologjike të cilat jo vetëm janë befasuese por edhe të mahnitshme.

16- Biblioteka Suzzallo në Universitetin e Uashingtonit, SHBA

21

 

Dhoma e leximit në Bibliotekën Suzzallo në Universitetin e Uashingtonit përbëhet nga rreshta prej bronzi, tavolina studimi lisi, dhe një tavan 19.8 metra të lartë.

17- Biblioteka e Universitetit Salamanca në Spanjë

22

 

Universiteti i Salamanca në Spanjë mban rreth 906.000 vëllime, ku ju mund ti lexoni në një mjedis të bërë totalisht prej druri.

18- Biblioteka John Rylands në Mançester, Angli

23

 

E vendosur në Mançester, John Rylands është një bibliotekë e mrekullueshëm gotike, e cila u hap më 1 janar 1900.

19- Biblioteka Sainte-Genevieve në Paris, Francë

24

 

Bibliothèque Sainte-Genevieve është një bibliotekë kombëtare franceze në Paris e ndërtuar nga arkitekti Henri Labrouste në 1851.

20- Biblioteka e Pallatit Kombëtar Mafra, Portugali

25

 

Biblioteka 26 metra e gjatë e Konventës në Pallatin Kombëtar Mafra përmban rreth 36,000 vëllime të grumbulluar përmes komisionit mbretëror.