Ballina Bota Nju Jork, prokuroria nis hetimet ndaj fondacionit të Trump-it

Nju Jork, prokuroria nis hetimet ndaj fondacionit të Trump-it

Prokuori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, ka hapur një hetim ndaj fondacionit të Donald Trump “për të verifikuar nëse respekton ligjin mbi bamirsinë” pas transaksioneve të fundit të publikuara  nga disa media. “Dyshojmë që ‘Trump Foundation”, mund të jetë përfshirë në operacioen të papërshtatshme financiare”, – ka shpjeguar Schneiderman. “Trump University” po ashtu është në qendër të një tjetër hetimi për mashtrime të mundshme.

Ekipi i Trumpit reagoi menjëherë, duke e cilësuar lëvizjen e demokratit Schneiderman si një “manovër prej simpatizanti politik”.

“Prokurori e ka mbyllur prej vitesh njërin sy për fondacionin Clinton”, u shpreh zëdhënësi i fushatës së kandidatit republikan, Jason Miller, që hetimin e përshkroi si një “tjetër goditje me porosi, të menduar vetëm për të shkëputur vëmendjen nga java e tmerrshme e Clintonit”. Vet Schneiderman i sqaroi CNN-it shqetësimet që rrethojnë organizatën e Donald Trumpit. “Kemi hetuar mbi këtë subjekt dhe kemi pasur korrespondencë me njerëzit atje. Nuk desha ta bëj të madhe e të mbaj ndonjë konferencë shtypi, por jemi duke verifikuar që të sigurohemi nëse fondacioni Trump i përmbahet ligjeve në fuqi”, tha Eric Schneiderman, kryeprokuror i Nju Jorkut.