Ballina Chronicle Lyen trupin me benzinë pranë Ambasadës Amerikane

Lyen trupin me benzinë pranë Ambasadës Amerikane

Policia arrin të parandalojë një ngjarje të rëndë. Një person i moshës 53 vjeç banues në Tiranë ka lyer trupin me benzinë në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia identifikoi shtetasin me inicialet F. S.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.

Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.