Ballina Aktualitet Johannes Hahn vjen në Shkup më 14 tetor

Johannes Hahn vjen në Shkup më 14 tetor

Johannes Hahn

Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn më 15 tetor do të jetë në Shkup. Kjo është bërë e ditur për TV21 nga zëvendëskryeministri Arbër Ademi.

Nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes së nënshkruar nga katër partitë më të mëdha në vend, më 12 tetor duhet të shpërndahet Kuvendi.
Sipas zëvendëskryeministrit Ademi, komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, do të arrijë me 14 tetor, dy ditë pasi të jetë shpërbërë Kuvendi i Maqedonisë.
Gjatë vizitës së tij, Hahn pritet të njihet nga afër se sa janë plotësuar kushtet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.