Ballina Sport ISIS: 80 goditje me kamxhik kush vesh bluzën e Milan, Real Madrid…

ISIS: 80 goditje me kamxhik kush vesh bluzën e Milan, Real Madrid…

Radikalizmi islamik nuk kursen as botën e futbollit dhe tifozët e këtij sporti. Në provincën e Al Furat në Irak, ISIS ka vendosur të ndalojë veshjen e një sërë skuadrash futbolli. 80 goditje me kamxhik dënohet ai që vesh bluzën e Milan, Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Në listë janë edhe veshjet e prodhura nga Nike dhe Adidas. Sipas “Daily Mirror”, në Premier League kanë përfunduar në shënjestrën e ekstremistëve bluzat e Manchester United, Manchester City, Chelsea, West Bromwich dhe Sunderland. Në listë janë edhe bluzat e kombëtareve të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë. Kush e shkel këtë ligj dënohet me rrahje në publik./lapsi.al/