Ballina Aktualitet Kosovë Gjykata në Nish cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaçin

Gjykata në Nish cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaçin

Gjykata e Nishit ka caktuar 30 ditë paraburgim për Nehat Thaçit, drejtori i Policisë në Mitrovicën Jugore.

Gjyqtari ia ka caktuar masën, siç raportojnë mediat serbe, nën dyshimin se Thaçi ka kryer veprën penale të terrorizmit. Hetimi ndaj tij ka nisur që nga viti 2010.

“Arsyeja e caktimit të masës prej 30 ditësh është rreziku i ikjes për shkak të rëndësisë së veprës penale, e dënueshme më shumë se 10 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Drejtori i Policisë në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi sipas Prokurorisë së Serbisë dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Agim Thaçin kanë hyrë në shtëpinë e një familje serbe në dhjetor të 1999-s dhe e kanë djegur atë.