Ballina Sports E RRALLË: Vajzat ishin tapë (!), anullohet ndeshja e futbollit Under 19...

E RRALLË: Vajzat ishin tapë (!), anullohet ndeshja e futbollit Under 19 në Tiranë

Një lajm që me siguri do ngjallë debate dhe që ka brenda absurdin.

Vajzat futbolliste të Skocisë Under 19, nuk kanë qenë në gjendje të dalin në fushë në ndeshjen me Serbinë që do zhvillohej në Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet e Europianit të kësaj kategorie që do mbahet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm.

Shpjegimi zyrtar? Shumë i vagullt: gjendja e keqe shëndetësore e futbollisteve, – thotë trajneri Gareth Evans.

Por mediat sportive italiane dhe serbe kanë një version më të detajuar të ngjarjes së pazakontë: niveli shumë i lartë i alkoolit në trupin e vajzave futbolliste – raporton Dita.

Sipas “Sportski  Zurnal” vajzat kanë konsumuar sasi shumë të lartë alkooli natën para ndeshjes. Të atillë sa nuk kanë qenë në gjendje të zbresin në fushë.

Ndeshja në Tiranë nuk është zhvilluar dhe UEFA i ka dhënë 3-0 në tavolinë Serbisë.