Ballina Shëndeti Aspirinë dhe mjaltë, për një fytyrë të lëmuar dhe pa rrudha

Aspirinë dhe mjaltë, për një fytyrë të lëmuar dhe pa rrudha

Edhe pse vdesim të testojmë maskat dhe trajtimet për kujdesin e fytyrës më të fundit që kanë dalë në treg, asnjëra nuk është më e mirë se maskat natyrale. Nëse ju është mbushur fytyra me puçrra, atëherë mund të provoni maskën me aspirinë.

Aspirina kimikisht është e njëjtë me acidin sacilik, i cili ndihmon për pastrimin e fytyrës. Vetëm përzieni ilaçin me tre ingredientë të tjerë (i keni në kuzhinën tuaj) dhe mund të krijoni një maskë shumë të mirë për fytyrën, e cila do ta pastrojë, zbusë dhe shkëlqejë atë.

Përbërësit:

  • 4 ose 5 aspirina
  • një lugë gjelle ujë të vakët
  • mjaltë ose kos (sipas dëshirës)

Përzieni aspirinën me aq ujë sa duhet për të bërë pastën. Nëse e doni maskën më të trashë, i shtoni mjaltin, ndërsa nëse preferoni një maskë qetësuese, atëherë shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqeni me kujdes me ujë të vakët.

Shënim: Disa njerëz janë alergjik ndaj aspirinës, prandaj bëni një test tek krahu para se ta vendosni maskën në fytyrë.

aspirine_mjalte_fytyre