Ballina Psichology 7 shenja të qarta që keni të bëni me një gënjeshtar

7 shenja të qarta që keni të bëni me një gënjeshtar

Jeta është më e lehtë kur të gjithë janë të ndershëm për qëllimet dhe ndjenjat e tyre, por njerëzit nuk janë gjithmonë të tillë. Njerëzit gënjejnë për gjithfarësoj arsyesh, ndonjëherë sepse mendojnë se është në interes të atij që po i dëgjon. Në faskt këtë vendim nuk duhet ta marrin ata dhe ju duhet t’u kushtoni gjithmonë vëmendje detajeve dhe ta merrni me rezervë informacionin. Shumica e gënjeshtarëve as po përpiqen t’ju gënjejnë, ata thjeshtë po përpiqen të bindin veten për një realitet të imagjinuar. Arsyet nuk janë aq të rëndësishme, por të jeni në gjendje të dalloni kur dikush ju gënjen, kjo është më e rëndësishmja.

Ata janë gjithmonë nervozë

Ata kanë frikë se dikush do ua nxjerrë gënjeshtrën. Kjo frikë u shkakton një gjendje ankthi të vazhdueshëm. Ata mund të jenë nervozë edhe sepse gjithmonë kanë frikë nga mendimi i imagjinuar i të tjerëve. Ata gënjejnë për të mposhtur këtë frikë, duke u përpjekur që të tjerët të ndryshojnë opinionin për ta.

Historitë e tyre “nuk dalin”

Rrëfimet e një gënjeshtari janë shumë jo të qëndrueshme. Ata fokusohen në aspekte të caktuara të historisë së tyre, kështu që neglizhojnë edhe parimet bazë të arsyes së shëndoshë.

Ata e ndryshojnë shpesh historinë

Teksa kanë krijuar një seri të rremë ngjarjesh për një qëllim specifik, ndërkohë që nevojat e tyre ndryshojnë, atyre u duhet të përshtasin edhe versionin e historisë. Bëni pyetje dhe kushtojini vëmendje detajeve dhe serisë së ngjarjeve, për të zbuluar vlefshmërinë e tyre.

Ata “tjerrin” e “tjerrin”

ata janë natyrisht nervozë dhe përpiqen që të shpërqëndrojnë njerëzit, që këta të mos shohin në detaje gënjeshtrat e tyre. Gjithashtu, heshtja që zakonisht ndodh, mbushet plot me gjykime të rreptë për të tjerët.

Ata ndryshojnë temë me shpejtësi

Sapo një gënjeshtar ka krijuar një histori të rremë për një temë të caktuar, ai do të përpiqet që të ndryshojë fokusin, për të shmangur që të pikaset. Ata e ndryshojnë shpesh temën, për të patur vetë avantazhin. Ata shmangin tema që nuk i njohin mirë dhe përpiqen të mbajnë bashkëbisedimin nën kontroll.

Ata janë të shpejtë që të hidhen në ofensivë

Ata gjithmonë ndihen fajtorë, oe të paktën janë të vetëdijshëm se sa shumë po gënjejnë. Si pasojë, kanë gjithmonë të ngritur “gardhin mbrojtës”, me qëllim që të jenë gati kur njerëzit t’i zbulojnë.

Nuk të shohin në sy

Eshtë më e vështirë të gënjesh dikë, teksa e sheh në sy ndërsa flet. Sytë që largohen janë zakonisht shenjë pandershmërie. Duhet të shihni edhe për sjellje nervoze, sidomos kur biseda të shpie në tema të caktuara./bota.al