Ballina Kryesore Përplasje e re sportive Shqipëri – Serbi, merren masa të rrepta sigurie...

Përplasje e re sportive Shqipëri – Serbi, merren masa të rrepta sigurie (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Përsëri do të kemi përplasje sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ekipet regbi të dy vendeve do të ndeshen në Nish të Serbisë për Ligën Ballkanike.

Klubet regbiste të Shqipërisë dhe Serbisë do të përpiqen për herë të parë të arrijnë një rezultat paqeje në stadiumin e qytetit jugor serb të Nishit.

Ndeshja e Ligës Ballkanike i përball për herë të parë këto klube dhe në Serbi kanë arritur sportistët nga Tirana.

Ata thonë se e shohin organizimin me masa të rrepta, por jo shumë të nevojshëm.

Ditmir Hall: “Diçka që asnjëlloj sporti tjetër nuk e ka, siç e ka regbia, që është miqësia dhe ndërlidhja mes asaj që ndodh në fushë dhe pas fushe. Ragby është një sport që përfaqëson bashkësi”.

Arnaldo Telo: “Impakti deri diku i tepruar të themi për masat që ishin marrë sepse nuk jemi mësuar në të tilla kushte”.

Organizatorët e klubit lokal thonë se gjëja më e rëndësishme për ta është mikëpritja.

Llazar Zhivkoviç, trajner i klubit Radnicki nga Nishi: “Për ne është një ndeshje me rëndësi, por i kemi marrë të gjitha masat dhe shpresojmë të fitoj ai që është më i miri në terren”.

Ndeshja pritet të zhvillohet para publikut dhe pavarësisht porosive, masat e sigurisë nuk do të mungojnë në stadiumin Çair.