Ballina Aktualitet Nxiti luftën në ish-Jugosllavi, merret vendimi për ultranacionalistin serb

Nxiti luftën në ish-Jugosllavi, merret vendimi për ultranacionalistin serb

SHPËRNDAJE

Fajtor! Me 10 vjet burg e dënuan gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, ultranacionalistin serb, Vojislav Sheshelj, por ky dënim është kryer ndërkohë. Gjykata rrëzoi vendimin e instancës së parë.

Gjyqtarët e OKB-së e shprehën vendimin për politikanin serb, Vojislav Sheshelj. Ata e dënuan Sheshelj me 10 vjet heqje lirie, duke rrëzuar lirimin në shkallë të parë. Sheshelj mbetet fajtor për krime kundër njerëzimit.

Dënimi i tij përcaktohet me 10 burg, por ndërkohë ai e ka kryer këtë masë dënimi, në kohën që ka qëndruar në Hagë, nga viti 2003-2014.

Sheshelji, i njohur si një nxitësit kryesorë të luftës në ish-Jugosllavi vetë nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit.

Procesin gjyqësor për apelimin e mori në dorë mekanizmi pasues i Tribunalit të OKB-së, pasi Tribunali për ish-Jugosllavinë e mbylli punën në vitin 2017.

Loading...