Ballina Kronika Kur dashuria kthehet në makth, ja çfarë i ndodh vajzës në Tiranë

Kur dashuria kthehet në makth, ja çfarë i ndodh vajzës në Tiranë

SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar me iniciale B.K. është proceduar penalisht, i akuzuar për përndjekje.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën e tij G.Z., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, njofton Policia.

Ka qenë e reja ajo që ka bërë denoncimin në polici një ditë më parë.

20-vjeçarja tha para uniformave blu se ndiqej nga ish i dashuri, dhe ky i fundit ishte kthyer në makthin e saj prej 3 muajsh, pasi nuk pranonte ndarjen mes tyre.

Ndaj B.K., me banim po në kryeqytet, rëndon akuza për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, ndërsa materialet në ngarkim të tij, policia ia kaloi Prokurorisë së Tiranës.