Ballina Aktualitet DETAJET/Zbulohet një laborator për prodhimin e drogës vdekjeprurëse në fshatin Gërçec të...

DETAJET/Zbulohet një laborator për prodhimin e drogës vdekjeprurëse në fshatin Gërçec të Shkupit

SHPËRNDAJE

Departamenti për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe të rëndë – Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër B.M., vjeç 36, nga fshati Gërçec i Shkupit dhe O.K., vjeç 58, nga Republika Çeke për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim dhe tregtim të substancave narkotike, të substancave psikotrope dhe prekursorëve”, transmeton Tetova News.

36-vjeçari nga Gèrçeci, në shtëpinë e tij, bashkë me shtetasin e Republikës Çeke, kanë instaluar pajisje dhe së bashku kanë nisur prodhimin e drogave sintetike.

Sipas MPB-së, më 3 prill 2018, në bazë të një urdhëri të gjykatës, oficerë të policisë kanë kryer një bastisje në shtëpinë e B.M. në fshatin Gërçec, i cili nuk u gjet në shtëpi. Gjatë bastisjes u gjetën disa lloje të substancave kimike të ruajtura në shishe, tuba dhe kanistra, të cilat u morën dhe u dorëzuan për ekspertizë.

Ekspertiza konstatoi se bëhej fjalë për metamfetamin, benzil metil keton dhe pseudofedrin, gjithashtu edhe mjete të tjera për prodhimin e drogave sintetike.

Metamfetamina është substancë psikotrope, ndërsa benzil metil keton dhe pseudofedrin paraqesin prekursorë për përgatitjen e substancave psikotrope nga lloji i amfetaminës për stimulanse.
Përndryshe, këto substanca kimike përdoren edhe për prodhimin e njërës nga drogat më të dëmshme sintetike në botë, për të cilën ka disa emra, si  kristal met, pernik ose perventin. Kjo drogë sintetike për herë të parë kapet duke u prodhuar në Maqedoni, kurse më së shumti prodhimi i saj bëhet në Republikën Çeke.. Me përdorimin e saj shkatërrohet sistemi nervor dhe truri, kurse pas dy vjet përdorimi mund të shkaktojë vdekje, transmeton Tetova News.

Në fillim të marsit 2018, B.M. dhe O.K., në mënyrë të paligjshme kanë siguruar materiale dhe substanca për prodhimin e drogës sintetike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, pastaj në shtëpinë e B.M. kanë instaluar pajisjet dhe së bashku filluan procesin e prodhimit të drogave sintetike. O.K. u kap dhe u arrestua, kurse nga ana e gjykatësit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse B.M. ende është në arrati./TetovaNews

Loading...