Ballina Aktualitet Çdo ditë e më pak nxënës në Maqedoni

Çdo ditë e më pak nxënës në Maqedoni

SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika të Maqedonisë, për nxënësit e regjistruar dhe që kanë përfunduar vitin shkollor, dëshmuan se për 8 vite janë ‘zhdukur’ 14.958 filloristë

Çdo vit shkollor ulet numri i nxënësve që regjistrohen në shkollat fillore dhe nuk e përfundojnë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika të Maqedonisë, për nxënësit e regjistruar dhe që kanë përfunduar vitin shkollor, dëshmuan se për 8 vite janë ‘zhdukur’ 14.958 filloristë.

Ekspertë për demografi thonë se pjesa më e madhe e këtyre nxënësve mungojnë pasi që janë shpërngulur nga shteti. Përndryshe pjesa dërmuese e këtyre nxënësve janë shqiptar, njofton Almakos.

260 të rinj shqiptarë, kryesisht mjekë, administrator, inxhinierë dhe punëtorë krahu vetëm për një muaj e kanë lënë fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe kanë ikur për në Perëndim, përcjell albinfo.ch.

Sipas informatave të disa agjencioneve turistike në Kumanovë për çdo muaj një fluks i madh të rinjsh shqiptar e lënë Komunën e Likovës dhe Kumanovës përgjithmonë duke kërkuar perspektiva më të mira në vendet e Bashkimit Evropian.

Loading...